Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka nënshkruar marrëveshje për punësimin e 54 të rinjve në Gjermani për punë sezonale.
Abrashi ka njoftuar se 54 të rijnë dhe të reja nga Kosova, përfitojnë nga projekti për Arsim dhe Aftësim Profesional në Gjermani në profesionin ‘Përkujdesës/e ndaj të moshuarve’
“Sot së bashku me Shoqatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Agjensionin për përkrahje të punësimit (APPK) dhe ndërmarrjes sociale DIAKONIE nga Gjermania, nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit për arsim, aftësim dhe punësim të 54 të rinjve nga Kosova në Gjermani.
Kandidatët e suksesshëm janë përzgjedhur bazuar në një proces të hapur dhe transparent, dhe pas trajnimeve të nevojshme që do të zgjasin disa muaj, do të vendosen në Gjermani ku do të fillojnë programin e tyre. Ky projekt paraqet një “ëin-ëin’ situatë, ku të rinjtë tanë punojnë dhe aftësohen në sektorë që janë deficitar në Kosovë, dhe pas një periudhe kthehen në Kosovë me dije dhe aftësi për të kontribuar në tregun e punës në Kosovë me njohuri dhe përvojë Evropiane”, ka thënë Abrashi./Indeksonline/