Abrashi: Mandatin e përfundojmë më 2018, e tjetrin më 2022

E publikuar: 24/12/2015 23:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi ka thënë se opozita së pari duhet të heq dorë nga dhuna, ndërsa për dorëheqjen e Qeverisë ai ka thënë se mandati i kësaj përfundon me 2018.

“Po, po, Opozita gjithsesi duhet te heq dore nga dhuna! Kurse sa i përket Qeverisë, këtë mandat e përfundojmë në Qershor të vitit 2018 e tjetrin ne vitin 2022, mandej mendojmë”, ka thënë Abrashi për Indeksonline.

Abrashi, që është edhe zëdhënës i Qeverisë, ka thënë se është Kushtetuta që është caktuar si arbitër, e jo dhuna, por argumentet.

Me rëndësi që Gjykata Kushtetuese si pjese e marrëveshjes ashtu si jemi dakorduar jep mendimin për kushtetushmerine në secilën fazë të procesit, pra Gjykata Kushtetuese do te jetë arbitër në marrëveshje dhe këtë e kemi arritur ne, me argumente e jo opozita me dhune”, ka thënë Abrashi./Indeksonline/