Arban Abrashi, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se bashkë me zv.ministrin e Drejtësisë, Florian Dushit sot kanë dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetueshmërinë e Drekretit të dorëzuar nga presidenti Thaçi ditë më parë.
Pasi sipas Abrashit, LDK është e bindur që Dekreti për nominimin e kandidatit të LDK-së, Avdullah Hoti, është në përputhje të plotë me Kushtetutën.
Ky është postimi i plotë:
Sot me Florian Dushi, dorëzuam komentet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetuetshmërinë e Dekretit 24/2020, në rastin KO 72/20
Florianin e falenderoj për komentet e punuara në mënyrë profesionale, e që konfirmojnë se Dekreti është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në çështjet që ndërlidhen me mandatin e deputetit, me “Travaux Preparatoires”, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, seancën e 22 gushtit 2019, qëndrimet publike të Kryetarit të LVV-së etj.
Siç kemi cekur edhe më herët jemi të bindur që Dekreti për nomininin e kandidatit të LDK-së, z. Avdullah Hoti, është në përputhje të plotë me Kushtetutën.