Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, foli në emër të partisë së vet se “nuk tërhiqen” nga votimi i fshehtë “deri të merr epilog”, siç e citoi RTV21.
‘’Si procedurë votimi i fshehtë është një nga format e shprehjes së vullnetit në mënyrë të lirë dhe pa pasur presion të një deputeti në marrjen e vendimeve të caktuara në seancën konstituive. Kjo formë e votimit erdhi në shprehje pas bllokadës së shkaktuar nga opozita për ta zgjedhur kryetarën e Kuvendit. Ne mendojmë se kjo formë e votimit duhet të marrë një epilog. Deputetët duhet të japin një mendim se a dëshirojnë ta themelojnë këtë komision apo ta rrëzojnë. Opozita e ka për obligim të marrë pjesë në votim’’, tha Abrashi.
‘’Këto akuza nuk kanë kurfarë baze sepse votimi i fshehtë është paraparë me dispozitat e Gjykatës Kushtetuese. Akgjykimi i fundit nuk e hedhi poshtë këtë formë të votimit. Opozita po thirren në disa argumente të cilat nuk mendoj se qëndrojnë. E para ka të bëjë me pretendimin se ka ndryshuar rendi i ditës, nuk ka ndryshim të vendit të ditës në seancën konstituive. Votimi i fshehtë njësoj sikurse votimi i hapur përbënë vetëm një formë tjetër të realizimit të së njëjtës pikë, pra të pikës tre për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”, deklaroi ai.

















