Ministri Abrashi fton qytetarët në Panarin e Punës

E publikuar: 15/02/2016 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e mbajtjes së Panairit të Punës për nder të tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot mbahet Panairi i Punës për vitin 2016 në Prishtinë.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë panair.

Në këtë panair do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Ky panair për këtë vit është organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës.