Ka një kohë që trajneri i njohur rus Leonid Slutsky, ka qenë i lidhur me Chelsean.
Slutky 45-vjeçar nuk menaxhon për momentin asnjë klub, ai ishte trajneri i Rusisë dhe ekipit CSKA Moska, ndërsa tani ai është duke menduar të jetë një skaut i Chelseat.
Edhe pse flitej që të punojë së bashku me trajnerin italian, Antonio Conte, thashethmet tregojnë që Slutksy mund të emërohet si një informator apo analist për blutë e Londrës, transmeton Indeksonline.
Këtë javë Slutksy ka folur për Telegraph, dhe ai zbuloi se pronari i Chelsea’t, Abramovich, nuk është aq i pasur sa mund të mendojnë disa.
Në të vërtetë, fuqia e shpenzimeve të klubit tani është më e vogël se e rivalëve nga Manchesteri.
“Pas ndeshjeve flas me Z.Abramovich dhe nganjëherë ai kërkon mendimin tim mbi ekipin apo lojtarët. Ne flasim, si miq, ai beson në mua dhe më mbështet. Abramovich nuk është më numër një për nga pasuria, si Manchester City apo Manchester United, por ai vazhdon të jetë numri një si pronar dhe Chelsea është në vendin e parë. Kjo është çfarë duhet”. deklaroi Slutsky.


















