Abramovich 17 milionë funte në sezon për këtë trajner

E publikuar: 22/12/2015 10:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit 2015/2016 dhe tashmë shumë gjëra janë thënë për të ardhmen e tij.

pep guardiola
Hipoteza më e përafërt është Liga Premier dhe skuadra e Manchester City të cilët janë të gatshëm që ta paguajnë 16 milionë funte në vit, apo 22 milionë euro.

Nuk është ky maksimumi për këtë trajner , pasi ka skuadra që mund të japin edhe më shumë.

Sipas Daily Express, pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i gatshëm që ta paguajë 17 milionë funte në sezon apo 23 milionë euro.

Edhe sa do të zgjas telenovela Guardiola do të mbetet të shihet në javët në vazhdim.