Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abixhiku i është drejtuar mësuesve të Kosovës me zotimin e plotë se paga nën qeverisjen e tij do të jetë 1000 në muaj.
Kurse, siç tha Abdixhiku paga për policët, zjarrfikësit e ushtarët, do të jetë 900 euro.
“Ne kemi marrë zotimin e qartë, të prerë e përgjegjshëm të rrisim pagat e punëtorëve të administratës së shtetit me koeficientin 150. Për 80 mijë të punësuarit në shtete dmth zhvillim e mundësi për përballim të çmimeve të larta. U drejtohem mësuesve me zotimin se nën qeverisjen tonë paga e tyre do të jetë plot 1000 euro në muaj…Sonte u drejtohem edhe policëve, zjarrfikësve, ushtarëve me zotimin e plotë se paga bazë për ta nën qeverisjen tonë do të jetë 900 euro në muaj. Administrata e shtetit, policët, zjarrfikësit, ushtarët, nuk mund të jetë e dobët kur Kosova ka nevojë të jetë e fortë”, tha Abdixhiku.


















