Eric Abidal e ka zemrën e ndarë. Ai ka mbështetur ish skuadrën e tij Barcelonën për të triumfuar në Ligën e Kampionëve.
Por, ai i dëshiron fat edhe Bayern Munichut për shkak të ish trajnerit të tij nga Camp Nou, Pep Guardiola.
“Uroj që mos të takohen spanjollët mes vete, por cilido rival do të jetë i vështirë”, deklaroi Abidal për “Mundo Deportivo”.
“Do të më pëlqente të fitojë Barcelona ose Bayern Munich. E kam zemrën e ndarë, 80 për qind me Barcelonën dhe 20 për qind me Bayernin e Guardiolës”, u shpreh ai.
“Uroj që Barcelona të fitojë tre titujt e meriton për shkak se është duke punuar shumë”, përfundoi francezi. Së bashku me Barcelonën e Bayernin në gjysmëfinale janë edhe Real Madrid e Juventus.