Abelard Tahiri: Isha i bindur që nuk kam sha, s’di qysh doli, ndihem keq

E publikuar: 10/05/2022 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se vazhdon të ndihet keq për shkak se shau gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës. Tha se zakonisht nuk përdor fjalë të tilla.

“Nuk e kuptoj atë moment në atë situatë në të cilën ishim. Njerëzit që më njohin e dinë, nuk jam një person që shaj. Nuk jam një person që përdori fjalë të tilla edhe në shoqëri edhe në rreth”, tha Tahiri në T7.

“Isha i bindur që s’kam sharë. Edhe sot në atë far mllefi, në atë far situate nuk e di s’i ka dal. Jam ndjerë shumë keq, edhe atëherë jam ndjerë keq”, tha ai.

“S’e kam dëgjuar vetën, jam ndjerë keq që një fjalë e tillë del nga parlamenti”, theksoi Tahiri.