Abdixhiku u shtron iftar Bashkësisë Islame të Kosovës

E publikuar: 26/03/2024 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku ka shtruar iftar myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij të BIK-ut.

“Muaji i durimit, mirësisë, mikëpritjes e solidaritetit, na mëson disa nga vlerat më të shëndosha shoqërore. Këto vlera duhet t’i ruajmë e kultivojmë me plot përkushtim, si bindje tona shpirtërore, si virtyte tona.”

Ai u ka uruar agjëruesve pranim të sakrificës e lutjeve nga Zoti.