Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt.
Abdixhiku e ka informuar diplomatin gjerman për planet që ka ai me dikasteret që ai udhëheq.
Numri një i MIA-së, falënderoi shtetin gjerman për përkrahjen e vazhdueshme nga vendi mik i Republikës së Kosovës.
Ai shprehu besimin se fryma e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe më tutje.
















