Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar Emisarin e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Abdixhiku dhe Sarrazin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi, liberalizimin e vizave dhe Procesin e Berlini.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin. Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku vlerësoj lartë angazhimin e shtuar të Qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave. Po ashtu temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku kryetari Abdixhiku rikonfirmoi që LDK mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen barabarësisht. LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit”, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës.