Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar këtë të premte eurodeputetin austriak, Lukas Mandl, të cilin e ka cilësuar si mik të rrallë të Kosovës.
Abdixhiku thotë se Mandl në çdo paraqitje të tij flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë dhe për të ardhmen e Kosovës si pak zëra tjera në Evropë.
“Lukas Mandl, eurodeputeti austriak, është një ndër zërat më të fuqishëm të Kosovës në Parlamentin Evropian. Në Kongresin e fundit të Partive Popullore Evropiane ai madje sponsorizoj rezolutën tonë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Rezoluta morri mbështetjen e mbi 500 delegatëve aty”.
“Në çdo paraqitje të tij, kudo nëpër Evropë, ai flet për historinë e Kosovës, krimet e Serbisë; flet për të ardhmen e vendit tonë si pak zëra tjerë nëpër Evropë”.
Tutje, Abdixhiku ka publikuar pamje nga dreka me Mandl bashkë me bashkëpunëtorët e LDK-së, teksa thotë se e falënderuarn në emër të të gjithë kosovarëve.
“Miqtë e Kosovës, sikurse Lukas Mandl, janë të rrallë. Sot, me bashkëpunëtorë, drekuam me të në Prishtinë. Në emër të të gjithë kosovarëve, e falenderuam nga zemra për gjithë përkushtimin e treguar ndaj Kosovës dhe popullit tonë” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.