Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Përmes një komunikate për media të LDK’së thuhet se gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë për situatën në veri, zgjedhjet e jashtëzakonshme si dhe për procesin e dialogut.
“Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guerot edhe njëherë me shqetësimin e LDK-së për situatën e krijuar në veri të vendit si dhe ritheksoi qëndrimin për koordinim të plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët tanë”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
“Abdixhiku vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj si dhe ka theksuar që vendi ynë ka nevojë edhe më tutje për mbështetjen e Francës dhe miqve të saj”.