Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha me shaka se kryeministrin Albin Kurti e kishte marrë malli për opozitë, pas takimit me të në Kuvendin e Kosovës.
Abdixhiku tha pas takimit se ata s’i kishte marrë malli për Kurtin.
Sa i përket mallëngjimit, nuk patëm as mallëngjim e as dëshirë të tillë, ndonëse kryeministrin e kishte marrë malli për opozitën, por neve jo aq për të”, tha ai.
Kryeministri Kurti në deklarimin e parë pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, tha me thumb se “Escobarin e kishte marrë malli për opozitën”, referuar takimit të emisarit amerikan me krerët e partive opozitare.