Abdixhiku: Serbia, veprim çnjerëzor me bllokimin e operatorëve ekonomik të Mosovës

E publikuar: 21/04/2020 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas bllokimit të operatorëve ekonomik të Kosovës nga ana e Serbisë.

Abdixhiku këtë veprim të autoriteteve serbe e quan çnjerëzor dhe shkelje të marrëveshjes për ta luftuar pandeminë e COVID-19.

“Është një veprim i paprecedentë që gjatë pandemisë, autoritetet serbe kanë bllokuar të gjithë transportuesit e mallrave (operatorët e transportit) që vijnë nga Kosova. Kjo është çnjerëzore dhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale për korridoret e gjelbërta për ta luftuar COVID-19, për të cilën janë pajtuar të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/Lumir Abdixhiku@Abdixhiku

In an unprecedented move during pandemics Serbian authorities have blocked all freight forwarders (transport operators) coming from Kosovo. This an inhumane and a flagrant breach of regional agreement on green corridors during COVID19 fight, that all WB6 countries have agreed on.145Twitter Ads info and privacy53 people are talking about this