Abdixhiku: Sa më të mëdha tubimet tona, aq më të larta bëhen britmat e piskamat

E publikuar: 13/01/2025 11:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se ndryshimi në Kosovë është misioni e tij dhe partisë.

Ai ka thënë se sa më të mëdha të jenë tubimet, aq më e madhe është mbështetja popullore.

“Por, për një moment, mendoni në duar të kujt e keni fatin tuaj, fëmijëve tuaj e të familjeve tuaja! Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Prandaj sot unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai shtoi se nuk ka Kosovë të partive, një Kosovë të vetme.

“Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive. Nuk ka Kosovë të individëve. Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, ka shkruar ai.