Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim njoftues Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.
Në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, sfidat aktuale me të cilat përballet Kosova, si dhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë. Kryetari Abdixhiku theksoi se Sllovenia mbetet një partnere e rëndësishme dhe një mbështetëse e fuqishme e Kosovës në rrugëtimin e saj në proceset euroatlantike dhe integruese.
“Kryetari Abdixhiku vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës. Po ashtu i uroi ambasadorit Blaj mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në misionin e tij diplomatik, duke shprehur gatishmërinë e LDK-së për bashkëpunim të ngushtë në funksion të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

















