
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku
Pak para nisjes së seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, mbajti një konferencë për media.
Abdixhiku tha se Kosova po futet në një proces të ri zgjedhor.
“Në orën 12:00 të mesnatës LDK-ja pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit dhe sa më shpejt caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, deklaroi Abdixhiku.
Ai deklaroi se LDK-ja është angazhuar për gjetjen e një kandidati konsensual për President, por kjo nuk është arritur.
Sipas tij, 15 votat e LDK-së janë të pamjaftueshme për zgjedhjen e Presidentit


















