Abdixhiku: Po e presim vendim përfundimtar të Gjykatës për lëndën tonë

E publikuar: 25/07/2025 12:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se kryesuesi i Kuvendit ka shkelur Kushtetutën, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo është një përmbysje e rendit kushtetues dhe se LDK pret që të ketë vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Kryesuiesi e ka shkelur Kushtetutën. Kjo është një përmbysje e rendit kushtetues. Tani presim që të ketë edhe vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese për lëndën tonë deri më datë 10 gusht”, deklaroi Abdixhiku.