Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas tubimit në Shtime, ka thënë se aty e ndjenë atë që po ndodh në gjithë vendin, e që është momentumi i madh dhe mbështetja e fuqishme që po merr kjo parti në gjithë Kosovën, shkruan Gazeta Express.
Abdixhiku, ka shtuare dhe se qytetarët po e thonë qartë atë që po e duan, e që është ndryshimi, dhe këtë po e thonë në çdo qytet, fshat e kudo në Kosovë.
‘‘LDK vjen në këto zgjedhje me listën më të mirë për të ardhmen e vendit – me njerëz të pastër dhe me përvojë, me gra e burra të dëshmuar dhe të përgatitur, dhe me profesionistë me integritet që e kanë dijen dhe guximin ta udhëheqin vendin drejt Europës’’, ka shkruar ai ndër tjerash.
Postimi i plotë: