Kryetari i LDK-ë, Lumir Abdixhiku ka thënë se masakra e Reçakut ishte një ndër më të rëndat të njerëzimit në fundin e shekullit të XX.
Abdixhiku ka thënë se ndjen nevojën që këtë ditë të dhimbshme ta mbajmë si rikujtim të sakrificës së popullit për liri e shtetësi.
“Reçak. Një çerek shekulli pas. Mes familjarëve të fëmijëve, grave, të moshuarve e burrave, të vrarë e masakruar nga forcat policore, paramilitare e ushtarake të Serbisë; në mëngjesin e ftohtë të 15 janarit të vitit 1999. Në përkujtim të ditës që tronditi një botë të tërë. ‘Krim kundër njerëzimit’ do ta quante ambasadori Walker atëherë.”- shkroi ai.


















