Abdixhiku pasi asamblisti i VV u kap me drogë: Insistuan ta vendosin në Stacion, të hetohet rrjeti dhe mbështetja politike

E publikuar: 15/08/2023 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas raportimeve se asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci, u arrestua bashkë me disa persona tjerë, pasi kapën me ekstazi në Tiranë.

Abdixhiku ka “rikujtuar” insistimin e opozitës në kryeqytet që ta vendosin Mujecin si aksionar në Stacionin e Autobusëve të Kryeqytetit.

“Pazaret e tilla duket se kanë patur një qëllim më të thellë. Prandaj dhe grupet, prandaj dhe nisma, prandaj dhe insistimi atëherë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka ftuar Prokurorinë e Shtetit të hetojë këtë rrjet “në veçanti njerëzit e përfshirë në këtë skemë dhe mbështetjen politike që kanë marrë në gjithë këtë proces”.

“Qytetarët e Prishtinës i sigurojmë se bandat e tilla narkotike, s’do të kenë asnjëherë hapësirë në Kryeqytet. Prishtina e para ka provuar mashtruesit, e para është liruar nga ta. Po punojmë, nëpërmjet ‘Rrugës së Re’ për përfundim të njëjtë në gjithë Kosovën”, ka shkruar ai.