Abdixhiku pas takimit me Osmanin thotë se nuk ka shumicë parlamentare për qeveri

E publikuar: 31/10/2025 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se u dëshmua se nuk ka shumicë parlamentare për të formuar qeverinë e re.

Ai para mediave tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Kujtojmë se në seancën e fundit të Kuvendit, dështoi formimi i qeverisë me mandatarin nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i cili mori besimin e 56 deputetëve.