Abdixhiku pas rritjes së çmimeve: Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj, është vetëm spektatore

E publikuar: 16/02/2022 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të produkteve. Ai thotë se kjo rritje e çmimeve i vendosë kosovarët në krizën e papërballueshmërisë të përditshme.

Abdixhiku tutje thotë se përballë kësaj krize, Qeveria Kurti ka braktisur detyrat e saj.


“Në kulmin e rritjes, ajo vazhdon të jetë vetëm spektatore. Vështron krizat barabartë me secilin qytetar. Asnjë masë fiskale, asnjë politikë qeveritare, asnjë pako zhvillimore e ndërmarrë deri më tash. Paaftësia qeverisëse kushton. Paaftësia e kësaj Qeverie kushton shumë”, shkruan Abdixhiku në Facebook.

Shkrimi i tij:

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158782952172759