Lajmet

Abdixhiku pas rizgjedhjes: Delegatët konfirmuan drejtimin e LDK-së, tani fokusi është stabiliteti institucional

30.07.2026 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abdixhiku pas rizgjedhjes: Delegatët konfirmuan drejtimin e LDK-së, tani fokusi është stabiliteti institucional

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se rezultati i Kuvendit të Jashtëzakonshëm rikonfirmoi jo vetëm udhëheqjen e tij, por edhe orientimin politik dhe programor të partisë, duke u zotuar se do të punojë për bashkimin e LDK-së dhe stabilitetin institucional të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media pas përfundimit të kuvendit, ku delegatët votuan kundër shkarkimit të tij, Abdixhiku falënderoi anëtarësinë për mbështetjen dhe tha se respekton edhe ata që kishin qëndrim ndryshe.

“Në këtë demokraci maksimale, delegatët e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në mënyrë shumë demokratike dhanë drejtim jo vetëm për lidershipin e partisë, por edhe për orientimin vleror, programor të kësaj shtëpie të madhe politike. Jam i lumtur me rezultatin, jam falënderues për delegatët mbështetës që kanë rikonfirmuar rezultatin e janarit, siç jam mirënjohës edhe për delegatët tjerë që ndajnë mendimin ndryshe në këtë drejtim, por që të gjithë bashkërisht jemi zotuar që të punojmë bashkë”, tha Abdixhiku.

Ai përsëriti se Kuvendi i Jashtëzakonshëm ishte i panevojshëm dhe se debati i brendshëm i ka kushtuar partisë.

“Ky Kuvend ka qenë i panevojshëm e i pakohë, i padobishëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës, sepse na ka mbajtur pa asnjë arsye tash e sa muaj. Dhe në gjithë këtë periudhë kemi lënduar mbështetësit tanë, të cilëve u shprehim keqardhje që politikat partiake i kanë dëshpëruar”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se rezultati i votimit i obligon strukturat e partisë të punojnë për unitet dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Rezultati i sotshëm është konfirmim i asaj për çfarë qëndrojmë, por mbi të gjitha është detyrim i bashkimit të LDK-së rreth reformës së saj dhe i dhënies përfundimisht të kontributit tonë partiak në stabilitetin institucional të Republikës së Kosovës. Nuk do të harrojmë asnjëherë që ne ekzistojmë për qytetarët e Kosovës, jo për betejat e brendshme partiake. Karriget janë të përkohshme, por LDK ka mision shumë më të madh: që Republikës së Kosovës t’i japë stabilitet”, deklaroi ai.

Kreu i LDK-së bëri të ditur se Kuvendi ka miratuar edhe një deklaratë politike, përmes së cilës mbështetet angazhimi i partisë për t’i dhënë fund bllokadës institucionale dhe për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Delegatët e këtij Kuvendi me votë shumice mbështetën përpjekjen tonë për të siguruar stabilitetin institucional në Kosovë dhe për të provuar të shmangim zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ky është vullneti i plotë i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se Kuvendi ka kërkuar nga deputetët, Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së që ta zbatojnë këtë orientim politik.

“Këta delegatë kërkuan nga deputetët e LDK-së, nga Kryesia e LDK-së dhe nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që ta respektojnë plotësisht këtë orientim partiak dhe ta implementojnë këtë vendimmarrje deri në fund”, u shpreh ai.

Sipas Abdixhikut, Kuvendi vendosi gjithashtu që të gjithë deputetët e zgjedhur të LDK-së të bëhen anëtarë me të drejta të plota të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Në fund, Abdixhiku tha se do të punojë për bashkimin e LDK-së, por pa bërë kompromis me vlerat e saj.

“Do të përpiqem ta bashkoj sa më shumë LDK-në, por pa bërë kompromis mbi vlerat tona. I ftoj të gjithë ta respektojnë këtë vendim dhe të kontribuojnë edhe atëherë kur nuk pajtohen me të, sepse është vendim i shumicës së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi ai.

Duke reflektuar për procesin që çoi në Kuvendin e Jashtëzakonshëm, Abdixhiku tha se nuk e përjeton këtë si fitore festive.

“Sot nuk ndihem si në festë. Kemi nisur proces të rrëzimit, të shkarkimit e konsideroj si pikën më pak krenuese të LDK-së në historinë e saj, por jam shumë falënderues që anëtarësia jonë arriti ta nxjerrë LDK-në faqebardhë edhe njëherë”, shtoi Abdixhiku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Pritje deri në një orë e gjysmë në kufi, më e ngarkuara pika në Jarinjë

Pritje deri në një orë e gjysmë në kufi, më e ngarkuara pika në Jarinjë

Rama: Mbrojtja e Trump në Shqipëri do bëhet nga dronët superinteligjentë “made in Albania”

Rama: Mbrojtja e Trump në Shqipëri do bëhet nga dronët superinteligjentë “made in Albania”

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara në një autobus në PKK Dheu i Bardhë, vlera rreth 6 mijë euro

Dogana zbulon medikamente të padeklaruara në një autobus në PKK Dheu i Bardhë, vlera rreth 6 mijë euro

Masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, Policia apelon për bashkëpunim

Masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, Policia apelon për bashkëpunim

Haxhiu pret Nafije Latifin, vlerëson kontributin e Shoqatës “JETA/VITA” në luftën kundër kancerit të gjirit

Haxhiu pret Nafije Latifin, vlerëson kontributin e Shoqatës “JETA/VITA” në luftën kundër kancerit të gjirit

Kosova ia ekstradon një shtetas të saj Suedisë, kërkohej nga Interpol

Kosova ia ekstradon një shtetas të saj Suedisë, kërkohej nga Interpol

Bashkëpunimi Kosovë-SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Bashkëpunimi Kosovë-SHBA , AFA kërkon rifillimin e dialogut strategjik

Ushtria shqiptare pajiset me 40 mjetet e para taktike ‘Made in Albania’

Ushtria shqiptare pajiset me 40 mjetet e para taktike ‘Made in Albania’

KOMF: Institucionet parashkollore të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinim

KOMF: Institucionet parashkollore të zbatojnë me rigorozitet kërkesat për vaksinim

ShBA dhe Irani ulen në tryezë dhe i’u kthehen negociatave, Trump: Bisedime të mira

ShBA dhe Irani ulen në tryezë dhe i’u kthehen negociatave, Trump: Bisedime të mira

Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Interpoli, përdorte identitet të një personi të vdekur

Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Interpoli, përdorte identitet të një personi të vdekur

Gucati e Syla takojnë zyrtarë të Ambasadës amerikane, në fokus preokupimet e veteranëve

Gucati e Syla takojnë zyrtarë të Ambasadës amerikane, në fokus preokupimet e veteranëve

Zemaj: Vendimin e delegatëve duhet ta respektojmë, vetëm një LDK e fortë i shërben një Kosove të fortë

Zemaj: Vendimin e delegatëve duhet ta respektojmë, vetëm një LDK e fortë i shërben një Kosove të fortë

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e Presidentit

PDK konfirmon se do të mbetet në opozitë, Çitaku: Nuk ka bashkëqeverisje me LVV-në

PDK konfirmon se do të mbetet në opozitë, Çitaku: Nuk ka bashkëqeverisje me LVV-në