Abdixhiku, pas fitores: Kosova nuk po ëndërron më; po e jeton ëndrrën!

E publikuar: 27/03/2026 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë.

Përmes një postimi në Facebook, i mbërthyer nga emocionet, ai falënderoi “Dardanët” që bënë krenar popullin e Kosovës.

“Një ndeshje larg historisë. Kosova nuk po ëndërron më; po e jeton ëndrrën! Faleminderit djema që bëtë krenar një popull të tërë”, ka shkruar ai.