Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se sot partia e tij tani ka 58 nëndegë aktive duke përfshirë edhe ato në Evropë, përderisa thotë se tri vite më parë ky numër ishte njëshifror.
Si rrjedhojë, ai njofton për krijimin e dy funksioneve të reja për mërgatë: nNënkryetarin për Mërgatë dhe Sekretarin e Degëve Jashtë. Duke paralajmëruar keshtu edhe kandidatë për deputetë nga mërgata.
“Sonte, deri vonë, nëpërmjet komunikimit online, mbajtëm mbledhjen e përbashkët me 58 kryerarët e nëndegëve nga 58 qytetet evropiane; sikurse dhe 13 kryetarët e degëve nga shtetet përkatëse.”
“Në këté takim virtual, shtruam planet organizative të partisë në këtë vit zgjedhor, orarin e takimeve me bashkatdhetarë, tubimet e përbashkëta me EPP-në për zgjedhjet Parlamentare Evropiane, sikurse dhe kandidatët e ardhshëm nga mërgata për deputetë të Kuvendit të Kosovës.”