Abdixhiku nuk jep dorëheqjen, e thërret Kuvendin e LDK-së

E publikuar: 28/12/2025 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka pranuar dështimin e kësaj partie në zgjedhje pasi e njëjta deri në këto momente ka marrë veç 13.79 për qind, sipas KQZ-së.

Në një konferencë për media, ai tha se së shpejti do ta thërrasë Kuvendin e këtij subjekti politik për t’i paraqitur të gjitha çështjet.

“Nuk kam arritur ta çojë LDK-në aty ku kam besuar se duhet të jetë. Kemi ndërtuar program serioz dhe modern, dhe bëmë fushatë dinjitoze dhe të përgjegjshme. Por ky është verdikti qytetar, dhe para këtij verditkti përulemi të gjithë. LDK-ja ka nevojë të rinovohet më shumë, duke marr përgjegjësinë që më takon do të thërrasë Kuvendin e kësaj partie dhe do t’i shpalosi të gjitha çështjet”, deklaroi ai.

Lideri i LDK-së nuk dha dorëheqje, ndonëse gjatë kësaj paraqitjeje u shfaq goxha i dëshpëruar.