Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një takimi me qytetarët në Krushë të Madhe, ka theksuar se partia e tij po ecën drejt një momentumi historik që nuk mund të ndalet.
“Edhe këtu u bëmë një! Një gjë është e sigurt: nuk ka asgjë që e ngadalëson momentumin historik të LDK-së, dhe ndryshimin që do ta sjellim me 9 shkurt! Sepse rrënjët tona janë të forta, thirrja jonë është e fuqishme, dhe hapi ynë është i pandalshëm!” – tha ai.
Ai ka falënderuar organizatorët duke e quajtur “fantastik” dhe u uroi suksese kandidatëve të kësaj zone.
“Falemnderit Burim dhe nëndega jonë këtu për organizimin fantastik. Ju lumtë! Suksese kandidatëve tanë nga kjo anë: Avdullah Hoti dhe Enis Durguti.
LDK është dashni!” – ka shkruar Abdixhiku.