Abdixhiku nga Gjakova premton 1 miliard euro investim për çerdhe dhe shkolla në mbështetje të nënave dhe fëmijëve

E publikuar: 18/12/2025 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit në Gjakovë, ka premtuar 1 miliard euro për çerdhe dhe shkolla.

Sipas tij kjo do të bëhet që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës.

“Një miliard euro për çerdhe dhe shkolla. Që asnjë nënë të mos detyrohet të zgjedhë mes punës dhe fëmijës. Që asnjë fëmijë të mos mbetet pas për shkak të varfërisë. Që shkolla të bëhet hapësirë zhvillimi, jo mbajtje fëmijësh”, deklaroi Abdixhiku.