Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e saj përmbyllës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Para mijërave pjesëmarrëseve, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi se LDK po kthehet.
“Për nxitësit e urrejtjes ndjejmë vetëm keqardhje, për fuqinë tonë ndiejmë vetëm mburrje dhe krenari. Prandaj të gjithë atyreve që kërkuan mbytjen tonë, shuarjen tonë, shtypjen tonë, u themi na shihni përpak, na shihni përreth. Kjo është LDK-ja ime”, tha Abdixhiku.
Ai tutje vijoi: “Në çdo tubim të vogël, të mesëm e të madh e kuptuam misionin tonë fisnik, nuk kishim helm, mllef e inat për tjetrin. Jemi pak për t’u ndarë, e përçarë. Kemi kundërshtarë të jashtëm mjaft”, tha Abdixhiku.
















