Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “mjerim të politikbërjes”, deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se Bashkimi Evropian është “tigër prej letre”.
“Kjo është mjerimi i politikbërjes. Është mjerim dhe fatkeq, fatkeqësia më e madh që i ka ndodhur Kosovës mënyra se si është udhëhequr politika e jashtme në këto tri vite”, tha ai.
Abdixhiku në Klan Kosova tha se nga komunikimet që LDK-ja i ka në Evropë, tallen me deklaratat e Gërvallës dhe po ashtu qeshin me to.
“Prej komunikimeve që i kemi në Evropë. Diskutimet e Donika Gërvallës janë objekt i talljeve brenda korit diplomatik evropian. Mesazhet janë tallëse, mërziten e qeshin”, tha ai.