Abdixhiku në darkë pune me deputetin gjerman: Folëm për rigjetjen e rrugës integruese të Kosovës

E publikuar: 31/05/2024 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka pritur në darkë pune deputetin gjerman të Bundestagut, Peter Beyer.

Abdixhiku ka thënë se deputeti Beyer është një nga “kontribuesit më të mëdhenj” në Ballkanin Perëndimor.

“Peter ka qenë zë i pandalshëm avokues i Republikës së Kosovës dhe popullit tonë në katër mandatet paraprake në Bundestag dhe të gjitha funksionet brenda CDU-së.” – ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për programin politik euroatlantik, për “domosdoshmërinë e rigjetjes” së rrugës integruese të Kosovës dhe për bashkëpunimin ndërpartiak.

“Do të shihemi së shpejti në Berlin.” – ka përfunduar kryetari i LDK-së.