Abdixhiku ndan dekoratën “Doktor Ibrahim Rugova” për Ahmet Krasniqin

E publikuar: 21/09/2023 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lumir Abdixhiku FB

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka ndarë dekoratën “Doktor Ibrahim Rugova” për kolonel Ahmet Krasniqin.

Ai tha se për kontributin e tij, do t’i jap Ahmet Krasniqit dekoratën më të lartë që jep LDK-ja, përcjell Klankosova.tv.

“Kam vendosur që për kontributin e tij dhe luftën për çlirim, liri e pavarësi, të ndajë dekoratën më të lartë që jep Lidhja Demokratike e Kosovës, dekoratën “Doktor Ibrahim Rugova” për kolonel Ahmet Krasniqin”, u shpreh ai.