Abdixhiku me demokratin Ruppersberg diskuton për shndërrimim e Bondsteel-it në bazë ushtarake

E publikuar: 16/11/2022 23:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë qëndrimit në Kongresin Amerikan është takuar edhe me kogresmenin demokrat, Dutch Ruppersberger, me të cilin ka diskutuar për bazën amerikane të Bondsteel.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Ruppersberger ka një simpati të përhershme për Kosovës, që sipas Abdixhikut, është mundësi e madhe.

“Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë”.

“Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.