Abdixhiku: Llapi i zjarrtë, Podujeva meriton dinjitet

E publikuar: 24/09/2025 00:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj qeverisjes në Podujevë, duke thënë se qyteti është mashtruar për pesë vjet dhe tani kërkon ndryshim.

“Llapi flakë. Llapi i zjarrtë. E kanë mashtruar Llapin për pesë vjet; Llapi nuk falë!” – shkroi ai në rrjetet sociale.

Abdixhiku theksoi se Podujeva nuk ka nevojë për propagandë e fjalë boshe, por për punë, zhvillim dhe respekt. Ai paralajmëroi gjithashtu publikimin e një dokumentari me titull “Doku ynë po vjen”, që pritet të zbulojë më shumë rreth situatës në këtë komunë.