Abdixhiku: LDK-ja synon shmangien e zgjedhjeve të reja dhe formimin e institucioneve demokratike

E publikuar: 18/03/2021 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti do të vendos të shtunën nëse do të përkrahin Vjosa Osmanin për presidente, raporton Ekonoimia Online.Ai tha se po ashtu në takimin e së premtes me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin do të diskutohet.Abdixhiku tha se LDK-ja është e interesuar të shmangen zgjedhjet e reja dhe të kemi institucione demokratike.

Kreu i LDK-së në konferencën për medie pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha të shtunën do të konstituojnë edhe Kryesinë e partisë.Këtë çështje dhe këtë pyetje duhet trajtuar më kohë, nesër kemi takimin me palët. Të shtunën kemi konsolidimin e kryesisë dhe aty do të marrim vendimin. Ajo çfarë ne synojmë është të shmangim zgjedhjet, të formojmë institucionet demokratike”, tha ai.