Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë një interviste në Klan Kosova, tregoi detaje të tri takimeve me kryeministrin Albin Kurtin.
Sipas Abdixhikut në këto tri takime, asnjëherë s’është folur për emra dhe se populli i Kosovës duhet të dijë se emri i Murat Jasharit, nuk është propozuar asnjëher si kandidat koncensual.
“Nuk kemi diskutuar formalisht për një emër. Dua ta them, dhe këtë duhet të dijë populli i Kosovës se s’kemi folur për asnjë emër konsensual. Emër konkret s’ka pasur asnjëherë”, deklaroi i pari i LDK-së. Tutje ai tha se i vetmi emër që është propozuar në takimin e tretë, ka qenë Glauk Konjfuca.

















