Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri i Kosovës është i dorëzuar përballë grevës dhe po dëshiron krizë, raporton Ekonomia Online.
Tutje ai tha, se Kurti ka paranojë se armiqtë i janë bërë bashkë për ta rrëzuar, por sipas tij, më shpesh e përmendin rrëzimin “këta sesa”.
“Albin Kurti është i dorëzuar, i ka ngritur duart. Përtej paranojat se armiq iu janë bërë bashkë, ai listoi disa masa pa i kuptuar vetë ato masa, përmendi masa e duke e pasur 20 për qind inflacion, përmendi pako për energji a në pikun e verës oshim pa energji, përmendi pakot për mësimdhënësit a në fakt që dy javë është grevë”, tha ai.
“Si një parti e qendrës së djathtë, t’i shohësh një majtist fanatik në përballje me sindikatën, është e habitshme”, tha Abdixhiku.
“Ky kryeministër po dëshiron krizë, e këtë përse po e dëshiron unë nuk e di”, tha tutje ai.