Abdixhiku: Kosova aktualisht është në tri kriza të rënda kombëtare

E publikuar: 19/09/2023 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lumir Abdixhiku FB

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova aktualisht ndodhet në tri kriza kombëtare.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai e ka përmendur polarizimin shoqëror si krizën e parë duke thënë se jemi të ndarë dhe të përçarë si shoqëri.

“Ky është misioni themeltar i ‘Rrugës së Re’. Pra pse kemi ardhur këtu është për shkak të tri krizave kryesore në të cilat është Kosova dhe këto kriza do të doja t’i elaboroja sepse s’i kam bërë asnjëherë më parë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, të tria janë të rënda dhe të rëndësishme për t’u trajtuar.

“Polarizimi shoqëror. Jemi ndarë dhe përçarë dhe në këtë ndarje ekziston edhe një investim politik. Pra ky polarizim ndoshta ka nisur në 10 vitet e fundit si zë opozitar më tepër kundër çka je e më pak për çka je”, ka shtuar ai më tej.

Tutje, ai vlerëson se në Kosovë shumë më shumë rëndësi ka pasur kundër çka je dhe fare pak për çka je.