Abdixhiku i reciton poezinë Kurtit: Sikur të takoheshim me vetveten sy me sy, a kishim me u puthë a me u pështy

E publikuar: 23/03/2023 12:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka recituar poezinë e famshme të poetit Azem Shkreli, e të cilën ish-deputeti i VV-së e recitonte shpesh.

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për marrëveshjen e Ohrit, Abdixhiku iu ka drejtuar Kurtit me fjalët: “Sikur të takoheshim me vetveten sy më sy, do të putheshim apo kishim për t’u pështy?”.