Ministri i Financave, Hekuran Murati, të shtunën deklaroi se çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që sipas tij paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin ishte disa muaj më parë.
Këtë deklarim të ministrit Murati e quan të pavërtetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili thotë se çmimet nuk po normalizohen por po vazhdojnë të rriten.
“Pushteti na thotë se çmimet janë normalizuar. Një tjetër përpjekje tjetër mashtrimi.
Po ja u vizatoj. Çfarë është blerë me 105 euro në shkurt të vitit 2021, sot duhet të blihet me 127. Dhe rritja vazhdon. Sepse paaftësia kushton e propaganda s’bën zgjidhje”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.