Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin konsultativ të ftuar nga presidentja Osmani për këtë të enjte lidhur me situatën e krijuar në Kuvend.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.
“Po e kemi pranuar ftesën dhe kryetari Abdixhiku do të merr pjesë në takim”, ka thënë ai për “Express”.
Deri tani, përgjigje pozitive kanë dhënë edhe PDK-ja e AAK-ja.

















