Abdixhiku ‘godet’ Kurtin: Sharjet e fyerjet janë vetëm zëra paniku, LDK është ngritur në këmbë

E publikuar: 31/01/2025 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka theksuar se britmat, piskamat, sharjet e fyerjet janë vetëm zëra të panikut, shkruan InfoSot.

Ai këto komente i ka bërë derisa ka folur në një tubim masiv të këtij subjekti në Suharekë.

Abdixhiku si duket me këtë deklaratë ka goditur liderin e VV-së, Albin Kurtin i cili në këtë fushatë ka kritikuar me një fjalor shpesh tallës e fyes partitë opozitare në vend.

Kandidati i LDK-së për kryeministër ka prezantuar kandidatët e tij për deputet nga Suhareka. /InfoSot