Abdixhiku: Gjithë atyre që fryma e panikut u ka humbur kontrollin, ju them se Llapi është LDK e LDK-ja është Llap

E publikuar: 22/01/2025 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë tubimit në Podujeve, i është përgjigjur pushtetit, se Llapi është LDK, e LDK-ja llap përherë.

“Gjithë atyre që fryma e panikut u ka humbur kontrollin – u përgjigjemi sot këtu, nga shkolla “Ibrahim Rugova”, në ditën e përjetësisë së Ibrahim Rugovës, u përgjigjemi qartë, u përgjigjemi thjesht: O të mjerë, Llapi është LDK, LDK-ja është Llap përherë”, tha Abdixhiku.

Kosova tashmë ka hyrë në javën e dytë të fushatës zgjedhore.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore të këtij viti, ajo tashmë do të fillojë një minutë para hapjes së qendrave të votimit – në orën 07:00 – dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit. Pra, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.