Eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, e quan skandaloz marrëveshjes për policat e sigurimeve me Serbinë.
Ai thotë se është joserioz trajtimi i pabarazisë në relacion me Serbinë.
“Skandaloz trajtimi dhe pranimi i pabarazisë në relacion me Serbinë. Plot 40 euro për ne 0 për ta, e me targa “Probne” në vend të RKS, nuk kanë lidhje me reciprocitet e as me përparim.
Nuk e kuptoj e as mirëkuptoj tolerancën e palës sonë për marrëveshje të pabarabarta sinqerisht. Hajde ata nuk na njohin, por me çfarë rezoni legjitimojmë ne mosnjohjen nga ta? Thuajse e kanë me të drejtë. Pse nuk jemi insistues për shtetësinë tonë sa ata për anti-shtetësinë, sidomos në fushat ku mund të vendosim lehtë? Dhe na thonë kemi reciprocitet. Marrëzi”, shkruan ai në Facebook.