Abdixhiku e mbështet vendimin për ndalimin e doracakëve të Edukatës Seksuale: T’i mbrojmë fëmijët nga eksperimentet e pushtetit

E publikuar: 14/11/2024 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lumir Abdixhiku

Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhku, ka përshëndetur vendimin e Komunës së Prishtinës për ndalimin e përdorimit të Doracakëve të Edukatës Seksuale dhe Shëndetit riprodhues.

Në opinionin publik ka pasur vërejte të mëdha për doracakët, duke i cilësuar si të papërshtatshëm për fëmijët.

Abdixhiku ka thënë se të gjithë komunat duhet ta ndjekin këtë hapë, që të ndalojnë këto doracakë të cilat kreu i LDK-së i quan si eksperimente të pushtetit.

Më tutje, kandidati për kryeministër Abdixhiku ka thënë se pas 9 shkurtit do ta kthejnë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor.