Opinionisti dhe profesori Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka kritikuar politikanët për mos marrjen e përgjegjësisë me rastin e dështimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke thënë se sukseset e politikës shpërblehen me ngritje, ndërsa dështimet faturohen me dorëheqje.
“E pabesueshme se si pas një dështimi kaq enorm diplomatik rreth anëtarësimit, askush nuk merr barrën e përgjegjësisë. Thuajse nuk ka ndodhur gjë. Politika këtë ka. Sukseset shpërblehen me ngritje, dështimet faturohen me rënie; me dorëheqje”, ka shkruar Abdixhiku, transmeton Koha.net.
Ndërsa më tutje ai ka thënë se është marri përpjekja që “kjo humbje të cilësohet si fitore”.
“Për dallim nga votat e refuzuesve të shtetësisë, mosmarrja e përkrahjes nga shtetet që kanë njohur Kosovën mbetet dështim; i rëndë madje. I pamenduar vetëm pak ditë më parë. Për më tepër, provimi që kjo disfatë të trajtohet si – besoni ose jo – fitore, është marri. Çfarë fitore është humbja e përkrahjes nga vendet që na kanë njohur tashmë?!”, thuhet në shkrimin e Abdixhikut.